Kosova ka barazuar pa gola me Izraelin në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në përballjen e parafundit të Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net.
Kosova ishte më e mirë në këtë ndeshje dhe kishte disa raste të mira shënimi përmes Kreshnik Hajrizit, Edon Zhegrovës, Milot Rashicës e Lindrit Kamberit, por nuk ka arritur të realizojë.
Kështu ndeshja pas 90 minutave u mbulla 0:0.
Kosova me pikën e fituar sot ka gjithsej gjashtë pikë në grupin ku janë edhe Austria dhe Irlanda, kurse Izraeli mbetet në vendin e fundit me tri pikë.
Irlanda – Kosova dhe Izraeli – Austria, janë dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. /Reporteri.net/.