Elisa Spiropali është përjashtuar nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili përmes një postimi ka njoftuar se Spiropali është larguar nga të gjitha forumet e larta të partisë.
Sipas Klosit, vendimi përfshin përjashtimin e saj nga Kryesia, Asambleja, si dhe nga pozita e drejtuese politike në një njësi të Tiranës.
“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti si PS ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia. Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm që u bë natë.
Nesër është një ditë e re dhe Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën me frymën pozitive të kësaj asambleje”, shkruan Klosi.
Ndërkohë, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.