Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova barazoi pa gola me Izraelin.

Ai përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar lojtarët siç thotë për lojën e bukur.

Kurti tutje shton, se po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të mund të fitonim ndaj Izraelit.

Reklamë

Postimi i tij:

Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit.

Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutin 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa.

Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!

Reklamë