Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare Grand Prix Zagreb 2026.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës, e cila ka njoftuar për suksesin e Gjakovës në këtë garë.
“Akili në xhiron e parë mposhti me Ippon, Lucian Bors Dumitrescu nga Romania🇷🇴. Në xhiron e dytë mposhti me 1 Wazaari dhe 1 Yuko, Serhii Nebotov nga Ukraina. Kurse në ndeshjen e tretë mposhti me Ippon, Karim Abdulaev nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në çerekfinale Akili mposhti me 1 Wazaari dhe 1 Yuko, Nathan Cadignan nga Franca Akili në gjysmëfinale humbi me Ippon nga Giorgi Loladze nga Gjeorgjia. Në ndeshjen për medaljen e bronztë Akili mposhti me Ippon Anton Shuhalieiev nga Spanja🇪🇸 dhe fitoi medaljen e bronztë në këtë garë. Shumë urime Akil!” – shkruhej në njoftim.