×
  • Lajme
  • Lajme

    Drenicaku i “O sa mirë” merr shuplakë nga elektorati, nuk mori as 1 mijë vota

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 14:34

    Aktori i njohur kosovar që ishte edhe kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Jeton Zogjani, nuk ka arritur t’i marr votat e mjaftueshme që të sigurojë një ulëse në Kuvend.


    Ai kishte shprehur gatishmërinë që të bëhet deputet e që ta ketë një rol aktiv në ngjarjet politike të vendit, mirëpo nuk ia doli.

    Jeton Zogjani, mori vetëm 980 vota në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

    Zogjani, i njohur për rolin e tij ‘Drenica’ te seriali “O sa mirë”, dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit që erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, nga i pari i qeverisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!