×
  • Sport
  • Sport

    Franca publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Shqipërinë – Mungon një yll i madh

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 15:07
    France's forward Kingsley Coman (1st-L) fights for the ball with Albania's midfielder Amir Abrashi (2nd-L) during the UEFA Euro 2020 qualifying Group H football match between France and Albania at the Stade de France stadium in Paris on September 7, 2019. (Photo by Lionel BONAVENTURE / AFP)

    Federata Franceze e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit Didier Deschamps për dy eliminatoret e fundit të Euro 2020, me Moldavinë, në Paris, më 14 nëntor, dhe me Shqipërinë në “Arena Kombëtare” më 17 nëntor.


    Rikthehet te kampionët e botës, pasi mungoi mungoi në sfidat e shtatorit dhe tetorit, Kylian Mbappe, por mbetet jashtë Paul Pogba, që ka probleme fizike. Nuk ka marrë ftesë por për arsye dëmtimi portieri Hugo Lloris, me rolin e titullarit që i mbetet Areolas.

    Janë plot 6 sulmues të ftuar nga Deschamp për këto dy ndeshje, çka tregon qëllimin e qartë të trajnerit francez për lojë sulmuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!