Ka filluar takimi i gjashtë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë takim do diskutohet për energjinë, çështjet sociale, kulturë dhe rini.
Nga LDK në takim po marrin pjesë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku.Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Besnik Bislmi dhe Hekuran Murati.
Ky takim është në vazhdën e takimeve për arritjen e marrëveshjes për koalicion mes këtyre dy partive.
Ky pritet të jetë takimi i fundit i grupeve punuese dhe më pas pritet të nisin takimet intensive mes kryeut të VV-së, Albin Kurti dhe të LDK-së, Isa Mustafa, që të dakordohen rreth propozimit të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.
Kujtojmë se të hënën Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë pritet të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.