Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ndihet mjaft i shqetësuar për vonesat në organizim të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
I pari i kryeqytetit e ka bërë një postim, duke zbuluar se është anuluar takimi i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, i paraparë të zhvillohet në Athinë, ku do të merrej vendimi final rreth organizimit të kësaj gare nga Kosova, është anuluar.
Ai ka kërkuar llogati nga kryeministri Albin Kurti dhe nga Qeveria e Kosovës.
“Ky është skandal, ky është turpi i shtetit tonë”, shkroi ai.