Boksieri me prejardhje nga Kamenica, Leonis Iseni, është shpallur kampion i Zvicrës në boks për vitin 2026 në kategorinë super të rëndë (+90 kg), në nivelin elitë, shkruan Reporteri.net.

Leonisi triumfoi më 15 nëntor në finalen kundër David Mbega Bitobos, kampionit të Zvicrës për vitin 2025.

Meçi përfundoi që në raundin e parë, pasi gjyqtari ndërhyri dhe ndërpreu përballjen, duke ia dhënë fitoren Leonis Isenit me RSC-H.

Reklamë

Leonis Iseni ka prejardhje nga Kamenica, duke bërë që ky titull të jetë krenari jo vetëm për familjen e tij, por edhe për vendlindjen dhe gjithë shqiptarët.

Një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ka edhe mbështetja familjare, veçanërisht ajo e babait të tij, Nexhmedin Iseni, afarist i suksesshëm në Zvicër, i cili ka dëshmuar lidhjen e tij të fortë me Kosovën edhe përmes investimeve në vendlindje.

Suksesi i Leonis Isenit është një tjetër dëshmi se talenti dhe puna e të rinjve shqiptarë po lënë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare.

 

Reklamë