Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale.
“Si një nga udhëheqësit e UÇK-së, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’i intervistuar në Hagë . Ashtu siç jam zotuar se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë unë do ta bëja publike. Gjenerata ime si shumë gjenerata të tjera ka përjetuar shypjen e rëndë të kombit tonë. Ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje dhe unë jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së kombit tim. Gjithë jetën kam qenë i angazhuar për të mirën e Kosovës dhe këtë e kam bërë në baza vullnetare dhe me përkushtimin më të lartë”, ka thënë Veseli, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se UÇK-ja është simbol i Kosovës.
“Lufta e drejtë e popullit tonë për liri ka qenë e sulmuar vazhdimisht. Jam i bindur se edhe kjo gjykatë do ta vërtetoi luftën e drejtë të UÇK-së dhe do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe UÇK-së. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese me 4 dhjetor në Hagë”, ka thënë Veseli në konferencë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.