×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon keq djali i Tomë Gashit, kaq vota mori në zgjedhjet e 6 tetorit

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 15:54

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.


    Sipas këtyre rezultateve, Albin Gashi, djali i avokatit të njohur kosovar, Tomë Gashi, nuk ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Gashi, në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë vetëm 3 mijë e 419 vota, të cilat i pamundësojnë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Kujtojmë se djali i Tomë Gashit i ishte bashkuar Vetëvendosjes pak javë para zgjedhjeve të 6 tetorit. Atë kohë, kreu i VV-së, Albin Kurti njoftoi për kandidatin e ri për deputet të kësaj partie duke thënë “u dyfishova si Albin”.

    Edhe  babai i tij, avokati Tomë Gashi mbështet  zëshëm Vetëvendosjen, përderisa edhe ai e ka lënë të hapur mundësinë e aderimit në këtë parti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!