×
  • Lajme
  • Lajme

    Spiuni i BIA-s bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, kaq vota ka marrë

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 15:58

    Branislav Nikolic i cili ka qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA) ka arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës.


    Ai ka marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe duke arritur të bëhet deputet në legjislaturën e re.

    Për Nikoliqin u bë jo pak zhurmë edhe nga partitë shqiptare.

    Arsyeja është se Nikoliq ishte këshilltar i presidenti Hashim Thaçi, dhe atë nga viti 2016.

    Por pas presionit të vazhdueshëm Thaçi kishte vendosur ta shkarkojë nga posti i këshilltarit,  Nikolicin, ndërsa kishte deklaruar se nuk është në dijeni që të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të dyshimta, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin për shkarkimin e tij, zyra e Thaçit kishte thënë se nuk kanë pasur informacione paraprake lidhur me zyrtarin që ka këshilluar presidentin për tre vite rresht.

    “Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”, thuhej në njoftimin e Presidencës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!