Kombëtarja e Kosovës ka mbetur me një lojtar më pak në ndeshjen kundër Irlandës, pasi Kreshnik Hajrizi është ndëshkuar me karton të kuq.
Mbrojtësi kosovar është përjashtuar nga loja, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për “Dardanët” në përballjen që po zhvillohet në Dublin.
Kosovës i nevojitet të paktën një pikë nga kjo ndeshje për ta siguruar pozitën e dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve dhe kualifikimin në “play-off” për Ligën A.