Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi është larguar nga shtëpia e tij në Prishtinë ku kishte qëndruar për disa orë të mërkurën. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, qytetarë të shumtë ishin mbledhur teksa nisej Jakup Krasniqi për në Hagë, me shpresën se do të kishin mundësi ta takonin dhe ta përshëndetnin.
Në momentin kur Jakup Krasniqi u largua nga shtëpia, disa qytetarë brohoritnin “UÇK, UÇK”, duke shprehur mbështetjen e tyre për Krasniqin.
Ardhja e tij në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Në lagjen ku ndodhet shtëpia e Krasniqit ishin vendosur forca të Policisë së Kosovës.