Edon Zhegrova ka marrë pjesë në të gjithë seancën stërvitore të Juventusit, duke dhënë sinjale pozitive për trajnerin Luciano Spalletti në prag të ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Venezias.
Sipas raportimit të mediumit italian “Tuttosport”, futbollisti kosovar është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk ka shfaqur probleme të veçanta fizike.
Ky është një lajm i mirë për Juventusin, që po përgatitet për rikthimin në garat e kampionatit pas pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve. Skuadra torineze do të përballet me Venezian të dielën, më 22 nëntor.

Për Zhegrovën, pjesëmarrja e plotë në stërvitje përbën një sinjal pozitiv, pasi kosovari synon të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e ardhshme të Juventusit ndaj Venezias.