Jo rrallë herë në futbollin tonë kanë ndodhur ngjarje tejet interesante, teksa protagonistë kanë qenë edhe kafshët.
Të tilla ishin edhe në duelin Ferizaj dhe Flamurtari të zhvilluar këtë të martë në stadiumin me bari sintetik prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kushtet jo të mira infrastrukturore në stadiumet tona kanë bërë që jo rrallë herë të shohim skena të tilla, ku fokusin e marrin edhe kafshët sikurse në këtë rast.
Sidoqoftë, ato nuk penguan në rrjedhën e lojës, teksa rrethojat i ndanin ato për tu futur në stadium.
Ferizaj e triumfoi në fund ndeshjen me rezultat minimal 1-0.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.