×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova tregohet fantastik, kontribuon në fitoren e Baselit ndaj Getafes

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 20:44

    Basel e ka mposhtur Getafen me rezultat 2-1 në një ndeshje ku Edon Zhegrova ishte startues dhe ishte në fushë për 88 minuta


    Anësori i Kombëtares së Kosovës ka filluar shkëlqimin me Baselin dhe si duket tani ka fituar besimin e trajnerit, Marcel Koller, shkruan Reporteri.net

    Skuadra zvicerane e mposhti sot Getafen 2-1 në kuadër të Ligës së Evropës me Zhegrovën që mori pjesë në golin e dytë.

    20 vjeçari nxori nga loja dy futbollistë të Getafes dhe pasoi topin te ëidmer, i cili më pas asistoi në golin e Frei, që u shënua në minutën e 60-të.

    Ndryshe, Baseli është në vendin e parë me 10 pikë pas katër ndeshjeve të luajtura deri tani në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!