Mbetjet e anijes së parë luftarake të ndërtuar në Australi janë zbuluar 128 vjet pasi ajo ishte fundosur në brigjet veriore të vendit.
Anija “Spitfire” u zbulua në brigjet e Queenslandit verior, pikërisht në ditën kur shënohej 128-vjetori i fundosjes së saj.
Vendndodhja e rrënojave ishte identifikuar gjatë një operacioni kërkimor më 21 gusht 2026, ndërsa identifikimi u realizua nga arkeologët detarë të Muzeut Kombëtar Detar të Australisë dhe autoriteteve të Queenslandit.
Anija ishte ndërtuar në vitin 1855 në Sidnej dhe fillimisht shërbeu si anije luftarake për autoritetet koloniale australiane.
Ajo ishte 16 metra e gjatë dhe më vonë u përdor edhe si anije për shërbime detare dhe peshkim.
Pas më shumë se katër dekadash shërbimi, anija u fundos gjatë një udhëtimi detar në vitin 1898. Në atë incident nuk pati viktima.
Autoritetet australiane e kanë cilësuar zbulimin si të rëndësishëm për trashëgiminë detare dhe historinë ushtarake të vendit.