Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të partisë dhe ministrat në Kryeministri që prej orës 08:00 të mëngjesit.
Ky takim pason Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, që u mblodh gati një javë më parë, dhe i paraprinë Asamblesë së Tiranës, e cila zhvillohet nesër.
Tirana ka dy bashkëkryetarë, Ervin Demon dhe Albana Koçiun, dhe jo më Erion Veliajn si drejtues politik.
Veliaj nuk u përjashtua nga Asambleja Kombëtare si Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca.
Sipas vetë socialistëve, ai është ende faktor për Tiranën, ndërsa mes tyre kanë nisur për herë të parë dyshimet se edhe mund ta humbasin bashkinë e kryeqytetit, raporton A2CNN.