Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat online si funksionar publik.
Policia finalizoi operacionin e koduar “Request”, duke ndërhyrë në momentin kur i riu po merrte shumën e parave. Bëhet e ditur se, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.