Në Shenzhen të Kinës, e ardhmja e teknologjisë dhe Al po bëhet çdo ditë e më shumë pjesë e realitetit të përditshëm.
Robotët humanoidë nuk janë më vetëm një koncept i filmave shkencorë, por tashmë shihen duke shërbyer kafe dhe akullore.
Kjo valë e re e inovacionit po mbështetet te një qasje unike zhvillimi: inxhinierët dhe zhvilluesit e Al po përdorin lëvizje të regjistruara nga njerëz të vërtetë për të trajnuar makinat.
Përmes këtij procesi, robotët po mësojnë të kryejnë detyra të ndryshme të përditshme me një precizitet dhe natyralitet gjithnjë e më të lartë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit të tyre në jetën tonë të përditshme.