Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një dialog me një grup studentësh.

Përmes një postimi në facebook, Rama ka bërë të ditur se gjatë këtij bashkëbisedimi ka gjetur pajtim me studentët për një pjesë të shqetësimeve të tyre.

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre”, ka shkruar Rama.

Reklamë

Në fund të postimit, ai ka lënë të kuptohet se ky komunikim do të vazhdojë, duke shtuar: “To be continued…”