Një grua e moshuar gjatë ditës së sotme është sjellë me autoambulancë në QKUK, por futja e saj brenda në repartin e Neurologjisë është bërë përmes një karriges plastike.
Në kushte normale kjo do të duhet të bëhej me karrocë lëvizëse ose shtrat lëvizës e jo në karrige të plastikës.
Siç duket pacientja nga shtëpia deri tek reparti i Neurologjisë është sjellë në atë karrige dhe me të është transportuar që nga oborri i QKUK-së deri në shtratin e spitalit.
Një sinjalizues ka dërguar një video ku shihet se gruaja e moshuar nxirret nga autoambulanca me ndihmen e tre personave për t’u futur në repartin e Neurologjisë, e ulur në karrige të plastikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.