Albion Ferati është paraqitur sot në polici, i shoqëruar nga avokatja e tij, Bedrie Rexhepi, lidhur me dyshimet për qasje të paautorizuar në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ferati është paraqitur për intervistim lidhur me rastin, ndërsa deri më tani nuk ka detaje të tjera për deklarimin e tij apo veprimet e mëtejshme të organeve të rendit.

Rasti kishte marrë vëmendje publike pasi ishte bërë e ditur se një punonjës i Raiffeisen Bank dyshohet se ishte qasur pa autorizim në llogarinë bankare të Ramës dhe kishte shpërndarë pasqyrën dhe transaksionet e tij financiare.

Reklamë

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar se rasti ishte pranuar dhe se Prokurori i Shtetit kishte autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme parahetimore.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës kishte bërë të ditur se banka e kishte identifikuar punonjësin përgjegjës dhe e kishte larguar nga puna.

Edhe Raiffeisen Bank kishte konfirmuar se kishte trajtuar ankesën e Përparim Ramës, duke bërë të ditur se kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kishte njoftuar autoritetet kompetente