Ish- zëvendësministri i PDK-së Gani Koci, përmes një postimi në Facebook ka përdorur gjuhë fyese kundrejt Vjosa Osmanit, të cilën e quan “bukësimite”
Osmani e cila ishe mysafire në emisionin Pressing, është pyetur për befasinë më të madhe të këtyre zgjedhjeve, e për këtë ajo ka deklaruar se për të ishin votat e larta të PDK-së, pasi që ajo kishte pritur numër më të vogël të votave për këtë subjekt. E siç duket kjo deklaratë e ka penguar Kocin, i cili ka përdorur gjuhë fyese.
“Një befasi tjetër ka qenë votat e PDK-së, unë kam prit që kanë më qenë shumë më poshtë PDK-ja”, ka thënë Osmani.
Ndërsa, Koci i është kundërpërgjigjur duke thënë se sipas tij ajo vazhdon të ketë inat ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
“Kjo bukësimitja e LDK-së, akoma me inatë ekstrem ndaj PDK-së! Tepër infantile për të qenë pjesë e politikës!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.