×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 44-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 10:27

    Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj një 44 vjeçar të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë.


    Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arritur që të identifikojnë personin H.H. njërin nga tre të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.

    I dyshuari, H.H. (m/sh/k 44 vjeç) në bashkëpunim me dy persona të tjerë, më datën 04.11.2019, rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Komogllavë,të maskuar kanë hy me forcë në lokalet e një firme dhe kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta ,artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale :

    -një aparat për numërim të parave

    -gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë

    -një maskë

    Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!