Kuvendi i Kosovës, nesër do të zhvillojë edhe një seancë tjetër plenare duke filluar nga ora 13:00.

Në rend të ditës, janë paraparë për diskutim tri pika.

Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës, e pyetjeve parlamentare, si pikë e tretë është edhe miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Reklamë