Kushtet e përkeqësuar atmosferike në det kanë sjellë kufizime në lundrimin detar në Gjirin e Vlorës.
Për shkak të erës së fortë nga drejtimi jug-juglindje, me forcë 6-7 ballë dhe dallgë që pritet të arrijnë deri në 2.5 metra, është ndaluar pajisja me leje nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur.
Kufizimi ka hyrë në fuqi prej orës 15:00 të datës 25 nëntor dhe do të vijojë deri në orën 20:00 të datës 26 nëntor.
Ndërkohë, për shkak të kushteve të vështira detare, është anuluar edhe lundrimi i trageteve të transportit të pasagjerëve dhe automjeteve në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë.