Liverpooli këtë fundjavë luan derbin me Manchester Cityn në kuadër të javës së 12-të në Premier Ligë
Xherdan Shaqiri nuk do të përfshihet me skuadrën e Liverpoolit as për këtë ndeshje, dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp, shkruan Reporteri.net
Në konferencën e fundit për shtyp gjermani foli për gjendjen e lojtarëve, ku përmendi edhe Shaqirin, i cili do të jetë jashtë fushave të gjelbra edhe për një kohë shkaku i një lëndimi që ka pësuar më parë.
“Virgil[van Dijk] dhe Jordan[Henderson] janë në gjendje të mirë. Joel[Matip] mbetet jashtë edhe për disa javë së bashku me Shaqirin,” ka thënë Klopp.
Kujtojmë që mesfushori nga Zhegra për herë të fundit me Liverpoolin luajti më 17 shtator kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, Liverpooli është lider i Premier Ligës me 31 pikë, ndërsa Man City është përcjellësi i parë i tyre me 25 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.