Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se ka ngacmuar dhe shqetësuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij, si dhe nuk e ka respektuar urdhrin mbrojtës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 nëntor, rreth orës 15:00.

I dyshuari dyshohet se nuk i është përmbajtur distancës së përcaktuar me urdhrin mbrojtës.

Reklamë

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

NGACMIM / MOSPËRFILLJE E GJYKATËS

Ferizaj 26.11.2026-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar dhe shqetësuar vazhdimisht ish bashkëshorten e tij, gjithashtu i dyshuari nuk i është përmbajtur distancës së caktuar me urdhrin mbrojtës. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.