Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur sot në një konferencë për media të kësaj partie pas mbledhjes së kryesisë së partisë.
Ai ka deklaruar se në bisedimet që grupet punuese kanë zhvilluar me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë janë pak çështje në të cilat nuk pajtohen.
Në konferencë kreu i LDK-së foli edhe për zgjedhjen deputet të ish-spiunit të BIA-s serbe nga Lista Serbe, Branislav Nikolic.
Mustafa tha se është për keqardhje që një punëtor i BIA-s serbe të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës.
“Ne me keqardhje e kemi marrë këtë informatë që dikush që konsiderohet se ka qenë punëtor i BIA-s serbe të vijë të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, por nuk është në fuqinë e as në vullnetin e LDK-së. Me qenë në vullnetin tonë kjo nuk do të kishte ndodhë, mirëpo ligji dhe Kushtetuta duhet të veprojë, ashtu siç vepron ligji ashtu do të veprojmë edhe ne”, ka thënë Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.