×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja vazhdon “gjahun”, ftohet edhe një ish-komandant

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 17:20

    Gjykata Speciale e ka dërguar edhe një ftesë në adresë të një kreu tjetër të UÇK-së. Kësaj radhe në adresë të Selim Krasniqit.


    Ftesën nga Specialja e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, transmeton Reporteri.net.

    “Për hir të transparencës dhe duke mos pasur të fshehë asgjë, ju informoj qe sapo komunikova me hetues të Dhomave të Specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që ç’do veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore”, ka shkruar Krasniqi.

    Ndryshe, Specialja dje ka ftuar edhe një prej krerëve të lartë të UÇK-së. Kadri Veseli njoftoi dje se ka marrë një ftesë për t’u paraqitur në Gjykatë, duke mos bërë të ditur në çfarë cilësie./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!