Futbollisti kosovar po vazhdon ta çojë peshë një Turqi me gola.
Sonte ka shënuar dy herë nga penaltia kundër Kasimpasa, shkruan Reporteri.net.
Muriqi shënoi nga pika e bardhë për herën e parë në minutën e 6, mirëpo 31 minuta më vonë skuadra e tij pësoi.
Më pas, në minutën e 44, Muriqi shënoi sërish nga 11 metërshi për të kthyer avantazhin tek Fenerbahce./Reporteri.net