Ylli kosovar i Fenebahces duket se e ka të prishur “pullën stop”, pasi nuk po di të ndalet duke shënuar. Vetëm sonte i shënoi dy gola.
E këto dy gola të ndeshjes që përfundoi para pak minutash, kanë vlerën e vendit të parë, shkruan Reporteri.net.
Ligën e Turqisë tani e udheheqë Fenerbahce, dhe atë falë dygolëshit të Luanit kosovar të shënuar nga pika e bardhë.
Mirëpo, duhet theksuar se Fenerbahce mund ta humb vendin e parë nëse Alanyaspor shënon fitore në ndeshjen e radhës, pasi ka një ndeshje më pak.
Për momentin, Fenerbahce rënditet e para me 20 pikë nga 11 ndeshje, ndërkaq vendi i dytë i ka 19 pikë nga 10 ndeshje.
Ndryshe, Muriqi po kalon një formë fantastike tek gjiganti turk, pasi deri tani ka shënuar 7 gola./Reporteri.net
Golat e sotëm të Muriqit: