×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja shëndetësore e 4 të plagosurve gjatë të shtënave me armë në Prishtinë

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 12:31

    Në orët e para të së shtunës, në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporterin, duke bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Policia po ashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar, mirëpo ende nuk janë kapur nga policia.

    Pas këtij rasti personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku po vazhdojnë tretmanin.

    Mjeku kujdestar, Ejup Govori ka thënë për rtv 21 se gjendja e të plagosurve është stabile dhe të njëjtit janë dërguar në Klinikën e Ortopedisë.

    Në anën tjetër policia lidhur me këtë rast ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!