×
  • Sport
  • Sport

    E vajmedetshme: Nuk mund të luajë këtë javë në La Liga pasi është caktuar si komisioner në zgjedhje

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 19:33

    Levante nesër do të luajë kundër Athletico Bilbaos në kuadër të kampionatit


    Por, për ndeshjen e se dielës, Levante nuk mund të llogaritë në shërbimet e portierit Aitor Fernandez për arsyeje të çuditshme.

    Këtë fundjavë në Spanjë janë zgjedhjet e përgjithshme dhe portieri është zgjedhur si komisioner në qendrat e votimit, duke humbur kështu ndeshjen në udhëtim kundër Bilbaos.

    Image result for aitor fernandezTrajneri i Levantes, është në panik pasi që edhe portieri i dytë Oier Olazabal është i dëmtuar.

    Sipas AS, avokatët e klubit po punojnë fort për të çliruar portierin Fernandez nga një detyrim i tillë.

    Alternativa e vetme për Levanten mbetet aktivizimi i portierit të tretë i cili ka dalë nga akademia.

    Për momentin ekipi i Levantes klasifikohet në vendin e 11 në tabelën e renditjes, por gjithsesi vetëm 3 pikë larg zonës evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!