Amir Rrahmani po tregon paraqitje të larta me Veronën në Serie A, ndërsa ka marrë lëvdata të shumta për performancën kundër Interit
Verona u mposht 2-1 nga Interi në kuadër të javës së 12-të në Serie A, por mbrojtësi i Kosovës pati një paraqitje brilante, shkruan Reporteri.net
Rrahmani me shumë sukses e mbuloi bishën, Romelu Lukakun, i cili nuk arriti të shënonte në këtë takim.
Pas duelit kundër Interit, specialistët e “Eurosport”-it i dhanë notën 6.5, por në disa media të tjera figuroi edhe nota 7 për kapitenin e Kosovës.
“Konfirmimi i radhës nga ana e tij. Në lojën në ajër, vështirë që ta frenonte dikush, por në të njëjtën kohë ishte i vetmi që nuk iu tremb dhe ai që luftoi në çdo duel, trup më trup me gjigantin Lukakun. Shkurt, një mbrojtës shumë i zoti dhe mjaft i fuqishëm,” kështu thanë specialistët e Eurosport. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.