×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi i dehur i godet me veturë dy shqiptarë në Novobërdë, njëri vdes

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 11:45

    Një shqiptar ka vdekur, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore pas një goditje që erdhi nga një automjet, të cilin e voziste një serb.


    Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa me gjithë tretmanin mjekësor në spitalin e Gjilanit, shqiptari ka ndërruar jetë.

    Policia njofton se serbi që po e voziste veturën ishte nën ndikimin e alkoolit. Pas aksidentit ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa trupi i pajetë i shqiptarit, me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, Sinjali

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!