Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, ka premtuar se diasporën do ta integrojnë brenda shtetit të Kosovës. Ka thënë se duhet të vazhdojë kontributi i mërgatës për zhvillimin e ekonomik të Kosovës.
“Ju nuk na sillni vetëm para. Ju sillni ide, kulturë e shkathtësi që i merrni nga vendet më të zhvilluara e nuk i kemi në vendin tonë”, ka thënë Kurti, në një tubim në Gjermani.
“Entuziazmi i parë është përdorur për kthimin e refugjatëve në vatrat e tyre dhe rindërtimin e shtëpive të djegura, shkatërruara apo të dëmtuara nga Serbia. Entuziazmi i dytë, i shpalljes së pavarësisë, është shprehur në njohjet e më pastajme ndërkombëtare dhe gjithashtu në iniciativat e ndryshme ekonomike. Entuziazmi i tretë duhet të jetë entuziazëm për zhvillim ekonomik të qytetarëve të Republikës, të diasporës mbarë, sepse ju jeni jashtë shtetit e brenda kombit, e tash, me këtë entuziazmin e tretë e posaçërisht të vërtetë, do të mbeteni brenda kombit e do t’ju risjellim edhe brenda shtetit”, ka premtuar Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes ka premtuar se votuesve të diasporës do t’ua mundësojë të votojnë në ambasada e jo më postë.
“Tjetra, mundësimi i votës së lirë: jemi në gjendje të themi se e drejta e votës për mërgimtarët do të garantohet. Mjaft më me posta që arrijnë e s’arrijnë, me zarfe që komplikojnë e vonojnë. Do të votohet në ambasada, në konsullata, në përfaqësitë tona diplomatike”, ka premtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.