×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambulanca aksidenton rëndë këmbësoren

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 16:12

    Një ambulancë ka përplasur një të moshuar në lagjen nr.1 të në vendin e quajtur ‘Ish-Banka, në qytetin e Pogradecit.


    Si pasojë e këtij aksidenti i plagosuri K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, është transportuar menjëherë në spital dhe më pas është nisur drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

    77-vjeçarja ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga ambulanca, ndërsa për këtë ngjarje është arrestuar shoferi i ambulancës Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë, raporton shqiptarja.

    I arrestuari do të përballet me akuzën Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!