×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi udhëtoi për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 17:03

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes të organizuar nga presidenti Macron.


    Siç njofton Presidenca, në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, presidenti Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.

    Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e të qeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë.

    Këtë vit në Forumin e Paqes në Paris marrin pjesë presidentë nga e tërë bota, përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare si OKB dhe BE, si dhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave joqeveritare e think-tankeve më me ndikim në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!