×
  • Sport
  • Sport

    United merr 3 pikë, mposht Brigton

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 17:22

    Manchester United ka marrë 3 pikë të plota në xhiron e 12-të të Premier League, pasi ka mposhtur me shifrat  3-1 Brighton.


    Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë takimin pasi vetëm pas 19-minutash lojë krijuan epërsi prej 2-0, falë golave Pereiras dhe një autogoli të Propper, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë, shkruan Reporteri.net.

    45 minutat e dytë më mirë i nisën mysafirët që ngushtuan epërsinë në 2-1 përmes golin që realizoi Dunk, por ky gëzim i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi “Djajtë e Kuq” shënuan përmes sulmuesit Marcus Rashford për ta çuar rezultatin në 3-1, që në fund doli të jetë edhe final.

    Pas kësaj fitoreje United zë pozitën e 7-të me 16 pikë, kurse Brigton është i 11-ti, me 15 pikë. /Reporteri.net/.

     

    https://streamable.com/l8pty

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!