×
  • Sport
  • Sport

    Fitore me aromë titulli – Liverpooli e shkelë Cityn në Anfield

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 19:23

    Liverpooli e ka mposhtur me rezultat 3-1 Manchester Cityn në derbin e javës së 12-të në Premier Ligë


    Skuadra e Jurgen Kloppit është duke ecur me hapa të sigurt drejt titullit të Premier Ligës dhe tani është 9 pikë para rivalit kryesorë, Cityt, të cilin e mposhti sot me rezultat të pastër 3-1, shkruan Reporteri.net

    Fabinho në minutën e 6-të me një supergol kaloi ‘Të Kuqtë’ në epërsi, para se Mo Salah ta dyfishonte rezultatin në minutnë e 12-të ku shënoi me kokë.

    Në pjesën e dytë Manë shënoi në minutën e 51-të për ta trefishuar rezultatin, ndërsa krejt çka bëri Man City ishte goli i nderit i shënuar nga Bernardo Silva në minutën e 80-të.

    Me këtë fitore tani Liverpooli vazhdon të jetë lider i Premier Ligës me 34 pikë, ndërsa City bie në pozitën e katërt me 25 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!