Ish-deputeti i LDK-së, Lumir Abdxhiku, është përfshirë në debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe shefit të tij të partisë, Isa Mustafa, ku i ka dale në mbrojtje këtij të fundit.
Abdixhiku ka shkruar se Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi, andaj dhe nuk di, ndërsa shton se po vazhdon të dëmtojë subjektivitetin e Kosovës në çdo iniciativë rajonale të tij, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi; por kemi jetuar ne të gjithë. Prandaj bën mirë të rri sepse nuk kupton – nuk di. Nga naiviteti apo apetiti për protagnoziëm, pak ka rëndësi, ai vazhdon të dëmtojë subjektivitetin e Kosovës në çdo iniciativë rajonale të tij.
– Kur nënshkruanin marrëveshje për autostradën Nish-Durrës me Aleksandrin, mikun e tij, e anashkalonin të dy Kosovën në tërësi. Thuajse kjo autoudhë nuk kalonte nga ne hiç.
– Kur flitej për vendosje kufiri shqiptaro-serb dhe me këtë zhbërje të shtetësisë, ai e promovonte këtë ide si alternativë të mirë.
– Tash, sërish, të dy, ideojnë marrëveshje për krijimin e mini-Jugosllavisë; sërish, por jo për rastësi, pa hesapuar mendimin e Kosovës si shtet në këtë iniciativë.
Secili naiv pjesëmarrës në këtë rrugëtim, duhet ta kuptojnë se mospjesmarrja e Kosovës në çdo iniciativë është pikërisht çfarë Serbia pretendon tash e sa kohë: mosekzistencën tonë. Për ta s’jemi; por për Shqipërinë duhet të jemi patjetër si mendim e si vendim padallim. Relacionet e Shqipërisë me Serbinë kapërcejnë nëpër Kosovë.
Unioni Doganor Ballkanik e mini-Jugosllavia e re janë të vdekura pa lindur hiç.