×
  • Sport
  • Sport

    Klopp pas fitores ndaj Cityt takohet dhe bën një fotografi me tifozin e veçantë të Liverpoolit

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 20:26

    Liverpooli e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1 në derbin e javës së 12-të në Premier Ligë, ndërsa pas ndeshjes është takuar me Sean Cox


    Sean Cox, tifozi i Liverpoolit u rikthye në tribuna për ta përcjellur nga afër skuadrën e tij të zemrës, pasi para dy viteve ai ishte therrur nga tifozët e Romës, ku kishte pësuar lëndime të rënda, shkruan Reporteri.net

    Sot ai ishte prezent në Anfield ku pa Liverpoolin duke fituar një ndeshje shumë të rëndësishme si kjo me Manchester Cityn.

    Pas ndeshjes, Jurgen Klopp e takoi Sean Cox dhe realizoi një fotografi me të.

    Ndryshe, tani Liverpooli është lider në Premier Ligë me 34 pikë duke lënë prapa përcjellësit, Leicesterin dhe Chelsean që kanë nga 26 pikë dhe Cityn që ka 25 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!