×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Mehmeti nga Prishtina në gjendje të rëndë, kryefamiljarja apel për ndihmë

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 22:05

    Familja Mehmet nga Prishtina e kanë të vështirë mbijetesën me ndihmë sociale.


    Ata jetojnë me qira, derisa kryefamiljari është i shtrirë në spital, ka shumë vite që fëmijët nuk kanë ngrënë bukë si duhet.

    Jetesa e tyre kalon nëpërmjet mëshirës së vullnetmirëve.

    Tre fëmijët e Mehmetajt nuk jetojnë si duhet, ata vitin e kaluar i janë sëmurë nga mushkëritë, kurse 120 eurot që merr si ndihmë sociale i harxhon për barnat e bashkëshortit dhe të fëmijëve.

    “Na jena me qera, ma shumë nuk na i merr se na i merr paratë, se e ka pa gjendjen në të cilën jemi. Ishalla njerëzit vullnet mirë ma bëjnë një strehim se nuk di ku rri në dimër”, ka thënë kryefamiljarja Selvije Mehmeti, ka deklaruar ajo për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Burri i saj Tahiri, ka 10 ditë që është shtruar në spital në gjendjen infektive.

    Ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje munden të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 044 734 943.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!