×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 22:09

    Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.


    Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.

    Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!