×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi e thumbon Albin Kurtit: Nuk po bënë zë për ftesat e Specialës

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 12:44

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk po e bën asnjë reagim për ftesat që po vijnë nga Gjykata Speciale për ish-komandantët e UÇK-së.


    Krasniqi ka shkruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dikur ka thënë se do t’i mbrojë ish-pjesëtarët e UÇK-së nga Specialja, ndërsa tani nuk po reagon, transmeton Telegrafi.

    “Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale- Kështu i drejtohej Albin Kurti dikur Hashim Thaçit. Kurse sot kur Gjykata Speciale po i fton një nga një ish-komandantët e UÇK-së, as deklaratë mbrojtëse nuk po lëshon. Se lëre më të bëjë diçka siç kishte premtuar. Dhe nuk po flasim këtu vetëm për komandantët e partive tjera. Ai nuk po i mbron as Rexhep Selimin e Gani Krasniqin që i ka në partinë e vet”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

    Tutje ai ka thënë se Kurti po e lejon Gjykatën Speciale t’ia marrë shokët.

    “Dikur i thoshte Thaçit që për pak pushtet po e djeg luftën e UÇK-së dhe gjithë shokët e tij. Sot Kurti vet, për pak pushtet, po e len specialen që t’ia marrë shokët dhe të vazhdojë njollosjen e UÇK-së. Pa asnjë zë, pa asnjë reagim”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!