(I plotësuar) Policia e Kosovës e ka konfirmuar rrahjen e ndodhur sot rreth orës 14:00 në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Florie Ahmeti, ka thënë për Reporteri.net, se policia ka dalur në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka ndodhur një rrahje në mes të zyrtarëve të kësaj ministrie.
Gazeta Online Reporteri, nga burime brenda kësaj ministrie mëson se rrahja ka ndodhur në mes të Sekretarit Burim Rreci dhe një zyrtari.
Nga kjo rrahje raportohet për të lënduar rënd, dhe në vendngjarje mësohet të kenë dalur edhe policia dhe emergjenca.
Reporteri.net ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por nga zyra për informim kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë informacion për këtë rast. /reporteri.net