×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lumenjtë në Lezhë të mbuluar nga plastika e metalet

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 17:26

    Lumenjtë janë kthyer në transportues të mbetjeve urbane drejt detit, pas pushimit të reshjeve të shiut që u grumbulluan në shtratin e tyre.


    Grykëderdhja e Drinit, në Lezhë është në prag emergjence, ndërsa është mbuluar me qelq, plastikë e metale.

    Reshjet e shirave grumbulluan mbetjet urbane në lumenj. Mandej prej lumenjve materialet transportohen për në det.

    Kjo është gjendja në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë.

    Qelq, plastikë, por edhe metale.

    E gjithë zona është mbuluar nga mbetje të shumta të grumbulluara aty nga rrjedha e lumit.

    Por edhe deti ka kthyer mbetjet urbane të depozituara aty nga lumenjve në të gjithë bregdetin, ndërsa fajtor vetë dora e njeriut.

    Banori: Shkon e merr qesen me plehra dhe e hedh në lumë. Çfarë t’i bëjë qeveria atyre? Të bëhemi njerëz vetë ne njëherë.

    Burime nga Bashkia Lezhë kanë bërë të ditur se në bashkëpunim edhe me institucionet mjedisore do të ndërmarrin një aksion për pastrimin e zonës së ndotur.

    Paralelisht thuhet se po punohet për hartimin e një projekti për të ndaluar ndotjen e bregdetit nga lumenjtë, që derdhen në të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!